Florjan Smakiqi nuk do të jetë më pjesë e Klubit Futbollistik Feronikeli.
Portieri i njohur ka përfunduar kontratën me ‘Industrialistët’ dhe tashmë është lojtar i lirë.
“Kam pasur kontakte me disa skuadra, mirëpo gjithçka mbetet e hapur në vazhdim”, ka thënë Smakiqi për Gazetën Olle.
Kujtojmë se Feronikeli po kalon në krizë të madhe, ku mbetet skuadra e fundit në tabelë pas përfundimit të stinorit vjeshtor, me vetëm 11 pikë në 18 ndeshje.