Trajneri i Barcelonës, Xavi ka dërguar mesazh të qartë për sulmuesin Ousmane Dembele pas problemeve të fundit në negociatat për rinovim.
Dembele duket që do largohet në verë si agjent i lirë, ngase nuk është pajtuar me klubin katalunas për rinovimin e kontratës.
Raportohet se francezi ka kërkuar pagë të lartë, të cilën nuk mund ta paguajë Barcelona, ndërsa Xavi ka treguar se është duke pritur përgjigje nga sulmuesi.
“Jam i relaksuar dhe në pritje të zhvillimeve të fundit. Nuk varet nga unë, por nga klubi, lojtari dhe agjentët”.
“Ousmane do ndihmojë në të ardhmen besoj, çfarë do i ndodh Barcelonës. Jam duke pritur të bëjë një hap. Në aspektin e projektit sportiv, kjo është më e mira për të”.
“Nuk ka vend tjetër që do të jetë më i lumtur se Barcelona. Do shohim nëse do vendos”, deklaroi ai.
Ndërkohë, raportohet se Dembele nuk është i lumtur që Barcelona transferoi Ferran Torres dhe është në kërkim të nënshkrimit me Erling Haaland.