Planet e drejtuesve të Manchester United me trajnerin Ralf Rangnick nuk po shkojnë sipas parashikimeve, teksa skuadra nuk ia ka dalë të ketë vazhdimësinë e ëndërruar dhe në këtë formë mbetet pas në garën për një vend mes katër më të mirave të Premier League.
Së fundmi, tekniku gjerman ka ndryshuar edhe skemën e skuadrës duke e rreshtuar të në fushë me 4-2-2-2, për të bërë të mundur bashkëjetesën në majën e sulmit të Cavanit me Ronaldon.
Megjithatë, një skemë e tillë ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë, Jamie Rednapp, i cili thekson se Djajtë e Kuq nuk kanë identitet.
“Ndonjëherë janë trajnerët ata që duhet të luajnë dhe të bëjnë lëvizjet e duhura në fushë. Rangnick ka nisur të përdorë skemën 4-2-2-2, por ky sistem nuk funksionon dhe në momentin që aplikon një skemë atëherë duhet të kesh edhe futbollistët e duhur në dispozicion.
Kur një trajner vjen në një klub, duhet të punojë me lojtarët që ka dhe jo me sistemin që ai preferon. Rangnick ka ndryshuar shpesh skemat dhe mendoj se ai po “shpik” sisteme, më duket se skuadra nuk ka një identitet në fushë”, u shpreh Redknapp.