Sevilla rivalizon dy klubet angleze për Kulusevskin

Futboll

Sevilla rivalizon dy klubet angleze për Kulusevskin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:05
Dejan Kulusevski.

Sevilla i është bashkuar garës për mesfushorin e Juventusit, Dejan Kulusevski.

Arsenal dhe Tottenham kanë qenë të lidhur me 21-vjeçarin, agjenti i të cilit është duke provuar ta bëjë me skuadër të re në janar.

Dy klubet e mëdha londineze janë gati të paguajnë 35 milionë euro për shërbimet e Kulusevskit, mirëpo deri me tani nuk ka pasur asnjë negociatë.

Ndërkohë, kësaj gare i është bashkuar edhe Sevilla që e dëshiron në formë huzimi, mirëpo Juventus assesi nuk e konsideron këtë gjë, duke kërkuar vetëm shitjen.

Ndërkohë, raportohet se suedezi preferon të provojë vetën në Premierligë, pasi që nuk ka pasur minutazhën e duhur në Seria A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat