Balotelli infektohet me COVID-19

Futboll

Balotelli infektohet me COVID-19

Më: 5 janar 2022 Në ora: 09:16
Balotelli infektohet me COVID-19

Adana Demirspor ka njoftuar se italiani Mario Balotelli ka rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë pushimeve të tij në qytetin italian, Brescia.

Sulmuesi u kthye në Itali gjatë festimeve dhe bëri një test përpara se të fluturonte për në Turqi.

Megjithatë, ai doli pozitiv për COVID-19 dhe do të qëndrojë në izolim në shtëpinë e tij në Itali.

Deklarata nga Adana Demirspor vë në dukje se Balotelli ndjeu ‘simptomat’ e coronavirusit përpara se të bënte testin e tij.

Nuk dihet nëse sulmuesi 31-vjeçar është i vaksinuar apo jo.

“Edhe njerëzit e fortë kanë nevojë për një përqafim”, shkroi Balotelli në një mesazh të postuar në Instagram.

Ndryshe, Balotelli ka ri-gjetur formën e tij në Turqi, duke shënuar tetë herë dhe duke asistuar katër herë në 20 ndeshje deri më tani këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat