Aaron Ramsey është kthyer në një problem për Juventusin, pasi është një nga më të paguarit në skuadër dhe nuk është në planet e stafit teknik.
Drejtuesit e bardhezinjve duan me çdo kusht ta shesin, ose edhe të kursejnë pagën duke e larguar me parametra zero.
Së fundmi, sipas mediave në Itali, Ramsey ka refuzuar të transferohet në Premier League te skuadra e Burnley.
Sean Dyche e do uellsianin në skuadrën e tij për t’i dhënë një dorë në luftën për mbijetesë, por Ramsey është i vendosur të respektojë kontratën me Juventusin që është e vlefshme deri verën e vitit 2023.