Fati i ndeshjes Juventus-Napoli është në duart e autoriteteve lokale shëndetësore (ASL). Gjatë ditës së djeshme tek skuadra napoletane janë regjistruar raste të reja pozitive, mes të cilëve edhe trajneri Spalletti.
Covid ka vënë në dyshim serioz zhvillimin e kësaj superndeshjeje dhe presidenti i Napolit, De Laurentiis i ka kërkuar drejtuesve të Ligës që të merret në konsideratë mundësia e shtyrjes së kësaj sfide.
Klubi i Napolit po mendon që të shtyjë për nesër nisjen për në Torino, që të evitojë në maksimum infektimet e reja dhe të ketë një panoramë sa më të qartë të situatës.
Anguissa, Ounas dhe Koulibaly do të mungojnë kundër Juventusit sepse janë të impenjuar në Kupën e Afrikës, ndërsa Osimhen, Elmas, Lozano, Malcuit dhe Mario Rui janë pozitiv me covid..