Skuadra e Struga Trim Lum dhe Florent Osmani kanë ndarë rrugët, pas gati 3 viteve bashkëpunim.
Lajmi e ka konfimruar skuadra strugane në sitin zyrtar dhe në rrjetet sociale.
“Edhe pse jo në fushë për të ndihmuar skuadrën, Osmani ishte një forcë morale nga jashtë si pjesë e suksesit historik të klubit tonë që vitin e kaluar luajti në garat europiane, ndërsa gjithashtu i njëjti ishte pjesë e suksesit kur skuadra jonë nga Liga e Dytë u ngjit në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.
Me këtë rast neve si klub falënderojmë Florentin për kontributin e dhënë me fanellën “bardh e kuq”, duke i uruar njëkohësisht shumë fat dhe suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme,” thuhet mes tjerash në kumtesën e Struga TrimLum.
Kujtojmë se Florent Osmani iu bashkua Struga Trim Lum, me 23 janar të vitit 2019, duke regjistruar plotë 58 paraqitje zyrtare.