Një tjetër arbitre shqiptare merr stemën e FIFA-s.
Bëhet fjalë për Mirela Çemerin, arbitre e kolegjiumit të Durrësit, e cila është pajisur së fundmi me “pasaportën ndërkombëtare” e që i lejon tashmë të gjykojë ndeshje jo vetëm në Shqipëri, por edhe në arenën ndërkombëtare.
Por Mirela Çemeri nuk është arbitrja e vetme që pajiset me stemën e FIFA-s, pasi edhe dy asistentet Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, pas punës së palodhur u shpërblyen duke u pajisur me këtë aset të rëndësishëm.

Mirjeta Salla
Kjo nuk është hera e parë që arbitre femra të rritura në mjedisin shqiptar arrijnë të pajisen me stema të FIFA-s, teksa më parë kanë arritur suksese të tilla edhe Emanuela Rusta si arbitre kryesore dhe Erinda Kume e Koleta Prenga si asistente.