Portieri kamerunas ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Zikaltrit”, do t’ju bashkohet gjatë verës
Andre Onana është futbollist i ri i Interit.
Portieri kamerunas në fakt ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionin aktual italian.
Portieri aktual i Ajaxit i ka kryer paraprakisht me vizitat mjekësore me sukses.
Ai do t’i bashkohet ekipit “Zikaltër” gjatë korrikut të këtij viti, kur edhe do të jetë lojtar i lirë.
Sipas mediave italiane, ish-portieri i Barcelonës do të paguhet 3 milionë euro në vit.
Ai shihet si pasardhësi ideal i portierit aktual, Samir Handanoviq.