Topi për ASL. Fjala e fundit e kanë ata sërish. Sepse frika që lidhet me një bum të infeksioneve edhe në Serinë A pas këtyre festave të Krishtlindjeve u reflektua në raundet e ndryshme të kryera kur aktiviteti rifilloi.
Janë pothuajse tetëdhjetë futbollistë pozitivë në Covid-19 , të paktën deri mbrëmë, dhe ky ritëm duket se nuk do të ndalet kollaj.
Kështu, në prag të rikthimit në fushë, vendimet e Autoriteteve të ndryshme Vendore Shëndetësore janë më të pritura sesa lista e lojtarëve të thirrur apo fjalët e trajnerëve në konferencat për shtyp para ndeshjes.
Ndeshjet e rrezikuara janë:
-Juventus vs Napoli
– Salernatiana vs Venezia
– Sampdoria vs Cagliari
– Atalanta vs Torino
– Spezia vs Verona