Ndeshja nuk shtyhet

Futboll

Ndeshja nuk shtyhet

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:01
Ndeshja nuk shtyhet

Tekniku i Romës, Zhoze Murinjo, në një intervistë, ka shprehur mendimin e tij për sa i përket situatës me COVID-19 që ka prekur Serinë A. Portugezi shprehet optimist se asgjë nuk do ta pengoj kampionatin.

“Kur një skuadre i mungojnë 3-4 lojtarë të rëndësishëm prej dëmtimeve, ndeshja nuk shtyhet. Këtu ka rregulla. Do të ishte e padrejtë nëse një ekip nuk do të kishte portierë sepse ata do të lihen të gjithë jashtë. Duhet të ketë një numër minimal për lojtarët. Sipas UEFA-s, duhet të jenë të paktën 13 lojtarë përfshirë dhe një portierë për të luajtur ndeshjen” u shpreh Murinjo.

Gjithashtu portugezi u pyet dhe për lojtarët e pavaksinuar.

“Këto janë gjëra private për t’u thënë nga ana jonë. Disa lojtarë kanë qenë të prekur me COVID dhe kanë kërkuar privatësi, ashtu edhe disa lojtarë që nuk janë vaksinuar. Por ligji është ligj, në momentin që qeveria merr vendimin, duhet rrespektuar.

Ne duam lojtarë që e rrespektojnë ligjin dhe që mund të luajnë. Nuk mendoj se do të kemi ndonjë problem” përfundoi 58-vjeçari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat