Mbrojtësi nga Kosova, Kosovar Sadiki, i bashkohet skuadrës italiane, Virtus Entella.
Futbollisti së fundi ka luajtur për ekipin e Irlandës, Finn Harps.
Ai është 23 vjeç dhe 1.95 metra i gjatë.
“Virtus Entella, skuadër që luan në Serie C, ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar Sadiki.
Sadiki ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare. I rritur në akademinë e të rinjve të Stoke City, lojtari 23-vjeçar me nënshtetësi kanadeze dhe e ka zhvilluar karrierën e tij profesionale në Ishuj.
Eksperienca e tij në Finn Harps në Ligën e Irlandës, ku bëri 46 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime”, shkruan në faqen e “primaillevante”.