Çështja Lukaku ka krijuar shumë debate në shtëpinë e Chelsea-t.
Sulmuesi ka dhënë një intervistë për Sky Sports në të cilën ka shprehur pakënaqësinë e tij me Blues dhe dëshirën për t’u kthyer tek Inter-i.
Pas përjashtimit nga ana e trajnerit Tuchel për sfidën e Premier League kundër Liverpool-it, kanë ardhur falje publike të Big Roma për tifozët e Chelsea-t, por kjo nuk i ka mjaftuar belgut për të shmangur gjobën e majme.
Në fakt, sipas Sky Sports, klubi londinez ka vendosur ta gjobisë sulmuesin më 388 mijë euro. Intervista nuk ishte miratuar nga klubi dhe për më shumë ka qenë diskretituese për klubin.