Llapi nuk qëndron duarkryq por përforcohet për pjesën e dytë të kampionati, me synime të luftojë për titull dhe të mbrojë trofeun e Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi prezanton përforcimin e ri.
“Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19 vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi.
Ismet Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e së cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj tek Vitia.
19 vjeçari, i lindur më 18.07.2002 ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve.
Futbollisti gjilanas nga më të dalluarit e grupmoshës së tij, Ismet Hamdi ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit dhe si rrjedhojë e kësaj do jetë pjesë e klubit deri në vitin 2026”, njofton FC Llapi.