Ferizaj synon të përforcohet në të gjitha repartet që të janë me të kompletuar për vazhdimin e pjesës së dytë të kampionatit të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B.
Ferizaj synon rikthimin në elitën e futbollit, skuadër e cila zë vendin e dytë me 25 pikë në stinorin vjeshtor.
Ferizajasit përforcohen me portierin Petrit Terziu.
“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me portierin e ri Petrit Terziu, duke nënshkruar kontratë 1 vjeçare.
Terziu ishte pjesë e KF Vëllaznimit nga Gjakova në sezonin vjeshtor, ku pati paraqitje mjaftë të mira, ndërsa më parë ishte pjesë e SC Gjilanit e KF Vitisë!
Ky është përforcimi i parë i klubit tonë në merkaton dimërore.
Klubi ynë i uron mirëseardhje Petritit, duke i uruar shëndet e shumë suksese në klubin tonë”, njofton Ferizaj.