Shkumbini është bërë me trajner të ri. Love Kestelot do të drejtojë peqinasit tani e tutje.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në rrjetin social “Facebook”. Braziliani zëvendësoi Lorenc Pashjen në krye të skuadrës.
Shkumbini ndodhet në vendin e nëntë në Kategorinë e Parë, ku deri më tani ka grumbulluar 18 pikë.
"Love Kestelot traineri i ri i SHKUMBINIT. Sot në ambjentet e Kf Shkumbinit është prezantuar trajneri brazilian Love Kestelot", njofton Shkumbini.