Mesfushori pëlqehet shumë nga Guardiola

Futboll

Mesfushori pëlqehet shumë nga Guardiola

Më: 5 janar 2022 Në ora: 18:48
Frenki De Jong

Mbrojtësi i Manchester City, Ajmerik Laporte, është një tjetër synim i Barcelonës në merkato. Guardiola është gati që ta shesë lojtarin te ish-ekipi i tij, por vetëm nëse klubi “blaugrana” do të ofrojë mesfushorin holandez, Frenki De Jong.

Sipas El Nacional, tekniku spanjoll do të shesë mbrojtësin e tij vetëm nëse Barcelona do të ofrojë holandezin De Jong. Mesfushori pëlqehet shumë nga Guardiola dhe shikohet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Mançester Sitit.

Nga ana tjetër dhe Laporte ka qenë prej një kohe të gjatë nën radarët e Barcelonës, por çmimi që duhet të paguaj është i madhë.

Kjo vjen dhe pas disa deklaratave të mëparshme të Guardiolës, i cili u shpreh se nëse ekipet e tjera duan të marrin lojtarë nga Mançester Siti, ata duhet të paguajnë gjithashtu një çmim të lartë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat