Bologna-Inter rrezikon mos të luhet

Futboll

Bologna-Inter rrezikon mos të luhet

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:26
Bologna-Inter rrezikon mos të luhet

Bologna-Inter rrezikon mos të luhet. Drejtori i Shërbimit Shëndetësor në Emilia-Romagna, Paolo Bordon do të shprehej.

“Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit të aktivitetit”. Ka një shpërthim Covid në Bolonjë, tani janë tetë lojtarë të izoluar dhe pozitivë për virusin.

Listës i shtohen edhe Medel, Vignato, Santander dhe Van Hooijdonk. Fjala e fundit përfundimisht i përket ASL-së, e cila për momentin nuk është shprehur.

Në pritje të raportit të Departamentit të Shëndetit Publik, ASL nuk është shprehur por drejtori Bordon është në çdo rast në kontakt të vazhdueshëm me mjekun Gianni Nanni dhe me CEO-n Claudio Fenucci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat