Zekirja Ramadani te Egnatia merr ish futbollistin e FC Shkupit

Futboll

Zekirja Ramadani te Egnatia merr ish futbollistin e FC Shkupit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 21:14
Zekirja Ramadani te Egnatia merr ish futbollistin e FC Shkupit

Ilirid Ademi ka dalë në stërvitje me Egnatian, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani. I larguar pak ditë më parë nga Laçi, sulmuesi nga Gostivari nuk ka humbur shumë kohë për të gjetur skuadrën e tij të re.

Ademi te Egnatia do të rigjejë bashkëlojtarët e tij nga FC Shkupi, Besart Krivanjevën dhe Besar Isenin, të cilët te skuadra nga Rrogozhina e Shqipërisë u transferuan në fillimin e vitit të kaluar.

Ademi u transferua me shumë bujë te Laçi verën e kaluar, por i njëjti luajti vetëm në 9 ndeshje, teksa në vetëm 3 prej tyre luajti si titullarë.

Ai luajti edhe në 4 ndeshje të Kupës, ku arriti të shënojë dy gola, ndërsa gjithashtu luajti për plotë 128 minuta në dy ndeshjet e UEFA Europa Conference League, ndaj gjigandëve belg të Anderlehtit.

Tashmë pritet një aventurë e re për Ilirid Ademin, që më herët gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Gostivarin, Makedonija GJ.P dhe Renovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat