Legjenda e futbollit të Kosovës, Esat Mehmeti, ish portieri i mirënjohur, me lot në sy ka shkruar disa rreshta për gazetarin e mirënjohur Hysni Syla, e shumë vite ka qenë gazetar në gazetën kombëtare “Bota sot”.
Esat Mehmeti e ka shumë të vështirë të besoj se sot në mesin tonë nuk është njeriu i urtë, që i dha shumë Kosovës, Hysi.
Ikja e papritur e Hysit shokoi të gjithë.
Hysi humbi jetën tragjikisht, i cili u godit nga një makinë.
Esat Mehmeti
“Lamtumirë miku im! Eu Hysni Syla ,çfarë “fati”...!?
E pabesueshme po...
Shëndosh e mirë në qendër të Mitrovicës pa pikë faji tu morë jeta... nga një vozitje e pakujdesshme që ishte fatale, na la pa një vëlla, mik, shok e qytetar të mrekullueshëm...
Na e morë për në amshim herët pa lamtumirë. Na le keq more Hys dosti, jemi mësuar me Ty.
Më së keqi e le nipin DIELLIN - bukurosh që e deshte e të deshti më shumë se botën...
Sot, në lartësinë e Zasellës së bukur që më së miri ti Hys dite e shkrove - ishin mbledhë shumë miq e shok me lot në sy për t’u përshëndet e dhënë lamtumiren e fundit.
Ishin krushqit e tu përherë që edhe sot u ftuan në gosti nga familjarët tu...
Kështu e ka bujaria e burrëria edhe pa Ty po për Ty sot dera do të jetë e hapur përherë...
Trimat e burrat tregohen në vështirësi.
Kështu vendosi familja Syla, i shtrinë dorën e pajtimit vozitësit - iu falë gabimi fatal...
Unë si një mik e shok i familjes Syla mbi 50 vjet e përjetova shumë rëndë ikjen tënde o Hys...
Zasella ishte shtëpia e dytë e imja që sot u më mallëngjeva pa masë -parafytyrova ditët më të bukura të jetës time për shumëçka. U përlota për shumë burra që më afruan ngrohtësi familjare bacin Musë, Sabriun, Ganiun, Veselin, Rizahin, Hilmiun, Asllani, Hysin e shumë tjerë...
Hys i dashur, shumë bëre për mua, që nuk shlyhen dot e s'vdesin kurrë - iu dhurove dashamirëve të sportit portretin tim së bashku me Ty në stadiumin historik të Trepçës.
Kam shumë kujtime që nuk vdesin kurrë me ty Hys, je i gjallë në shpirtin e zemrën time. Lamtumirë Hys i dashur, pusho i qetë në Kosovën, në vendlindjen tënde të shtrenjtë, përherë mbetesh në zemrat tona...Lamtumirë...!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.