Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Alcoyano-s.
Alcoyano, anëtare e kategorisë së tretë të Spanjës, u përpoq për befasi por nuk ia doli ndaj gjigantit botëror.
Për Realin shënuan Militao (39'), Asensio (77') e Isco (79') dhe për Alcoyano Dani Vega (66').
Fakt interesant i kësaj sfide ka qenë kur vendasit barazuan por në 13 minutat e fundit madrilenët nuk lejuan që të befasohen në garën e Kupës së Mbretit.
Reali kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.