Skuadra e Paris Saint Germain po planifikon largimin e disa futbollistëve në këtë afat kalimtar.
Sipas raportimeve të medieve franceze, PSG-ja do të nxjerrë në shitje gjashtë futbollistë.
Në krye të listës së largimeve është sulmuesi Mauro Icardi, i cili nuk po arrin të gjejë hapësirë për faktin se në klub janë edhe Mbappe, Messi dhe Neymar.
Futbollistët tjerë që pritet të largohen janë edhe Paredes, Rico, Kurzawa, Kehrer e Diallo.