Cannavaro: Jam duke pritur për mundësinë e duhur

Futboll

Cannavaro: Jam duke pritur për mundësinë e duhur

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:05
Cannavaro: Jam duke pritur për mundësinë e duhur

Pas eksperiencës në Kinë, Fabio Cannavaro tashmë është gati për të nisur një aventurë të re në stolin e një ekipi europian.

I intervistuar nga "Fanpage", ish-kapiteni i kombëtares italiane tha se dëshiron të rikthehet në trajning sa më shpejt të jetë e mundur:

"Jam duke pritur për mundësinë e duhur që më lejon të zbatoj idetë e mia dhe të shfrytëzoj njohuritë mbi futbollin. Qëllimi im, si ai i trajnerëve të tjerë, është të fitoj. Gjithashtu, përpiqem t’u lë diçka lojtarëve të mi. Trofetë bëjnë dallimin, por sfondi teknik që u kalon lojtarëve të kënaq më shumë”.

Cannavaro më pas trajtoi çështjen e kalimit nga një lojtar me famë ndërkombëtare në trajner, duke nënvizuar se sa i ndërlikuar është ky "tranzicion": "Në fillim pata fatin të përfitoja nga fitimi i Kupës së Botës dhe "Topit të Artë".  Të bësh trajnerin është e vështirë, por edhe shumë stimuluese”.

Një pasazh edhe për marrëdhënien me trajnerët që ka pasur gjatë karrierës së tij në disa klube të mëdhenj evropianë: “Kam punuar me trajnerë të mirë në menaxhim dhe disiplinë si Capello. Të tjerët ishin shumë të mirë në leximin e situatave nga pankina, si Lippi, i cili ndikoi shumë te mua si futbollist.

Trajnerët taktikë si Sacchi ndryshuan futbollin italian. Dhe pastaj Malesani, i cili te Parma na mësoi gjëra që janë aktuale edhe sot". Së fundi, disa fjalë për talentet aktuale që spikasin në futbollin europian:

"Vlahovic është sulmuesi ideal që të gjithë do të dëshironin. Ai di të shënojë, të luajë me shokët e tij, e bën repartin i vetëm. Do të jetë më i miri në 10 vitet e ardhshme. Haaland është shumë i fortë për golin, sepse është mësuar të luajë në një mënyrë të caktuar. Nga ana tjetër, Vlahovic edhe me shpinë nga porta mund të bëjë diferencën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat