Sulmuesi shqiptar, Veton Berisha mund të kalojë në Serie A te Genoa në afatin kalimtar dimëror.
Siç shkruan “Vg.no”, golat e shqiptarit kanë tërhequr vëmendjen e klubit italian.
Berisha që ka kontratë me Vikingun e Norvegjisë, në stinorin e fundit realizoi 22 gola e gjashtë asistime në 28 ndeshje në elitën norvegjeze.
Ai po ashtu realizoi edhe dy gola e një asistim në Kupën e Norvegjisë.