Leeds dënon prindërit në rast shkelje të rregullores

Futboll

Leeds dënon prindërit në rast shkelje të rregullores

Më: 6 janar 2022 Në ora: 13:42
Leeds dënon prindërit në rast shkelje të rregullores

Në Angli së fundmi ka marrë jetë një trend shumë simpatik teksa pasi përfundojnë ndeshjet fëmijët e vegjël futen në fushë për të përshëndetur nga afër idhujt e tyre dhe nëse janë me fat, të marrin edhe fanellat.

Mirëpo, klubi i Leeds United është i pari që ka vendosur ta ndërpresë këtë traditë duke qenë se territori i fushës konsiderohet si një zonë e sigurisë së lartë prej COVID-19 dhe për t’u futur aty nevojitet pasaporta e vaksinimit.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Kështu, për t’i dhënë peshë vendimit, klubi i Leeds ka theksuar se në rast të shkeljes së rregullores në ndeshjet pasardhëse atëherë do të ketë masa të rrepta. Duke qenë se masat nuk mund të aplikohen te fëmijët, ato do të rëndojnë mbi prindërit apo kujdestarët e tyre.

Këta të fundit, do të pezullohen për një vit nga ambientet e stadiumit dhe nuk do të lejohen të ndjekin nga afër skuadrën e zemrës.
Në këtë formë, COVID-19 sigurohet edhe njëherë të prishë festën dhe gëzimin që sjell një ndeshje futbolli, teksa prej dy vitesh është faktor edhe në botën e sportit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat