Mbrojtësi i Barcelonës, Serxhinjo Dest, e sheh veten shumë larg skuadrës “blaugrana” me ardhjen e Çavit si trajner. Amerikani është në kërkim të një aventure të re, me Çelsin që është gati të afrojë 21-vjeçarin.
Kapiteni i Çelsit, Aspilikueta, është në fund të kontratës së tij me kampionët e Europës dhe kështu Tomas Tuhel po kërkon një zëvendësues. Serxhinjo Dest shikohet i duhuri në këtë pozicion i cili mund të luaj dhe në diza pozicione të tjera në krahun e djathtë.
Gjithashtu dhe amerikani nuk po e gjen veten në skuadrën e Çavit dhe ka menduar largimin, por Barcelona nuk do ta lërë të lirë djaloshin për më pak se 20 milionë euro.
Duket se Çelsi është gati të negociojë që të arrijë shërbimet e tij këtë muaj duke parë dhe interesin e Bajernit dhe Atletikos për lojtarin.