Nedim Bajrami shënon golin e shtatë sezonal me Empolin.
Futbollisti i përfaqësueses shqiptare zhbllokoi takimin kundër Lazios, që po luhet në “Olimpico”, që në minutën e 6-të me 11-metërsh.
Një ndërhyrje e gabuar e portierit të bardhekaltërve, Thomas Strakosha, e detyroi kryesorin të drejtonte gishtin nga pika e bardhë e penalltisë.
Ky ishte goli i pestë për Bajramin në Serinë A, teksa ka dhënë edhe tre asiste.
Emri i 22-vjeçari po kalohet shumë në këtë merkato janari, pasi skuadra të ndryshme në Serinë, si Sassuolo dhe Fiorentina, janë interesuar për shërbimet tij.