Barcelona vazhdojnë të punojnë për transferimin e mundshëm të sulmuesit Alvaro Moratas, pavarësisht pozitës së Juventusit.
Spekulimet nisën para disa javëve, ku Barcelona provoi huazimin e spanjollit që i skadon kontrata pas gjashtë muajve dhe Juventus ka vendosur të mos e aktivizojë opsionin e blerjes.
Sidoqoftë, trajneri i Juves, Massimiliano Allegri ka mohuar këtë spekulime dje në konferencë për shtyp.
“I thashë Alvaros që do qëndrojë këtu, nuk do largohet nga Juventus, fundi i tregimit”, tha dje tekniku italian.
Por, sipas Diario AS, Barcelona vazhdon të shqyrtojë mundësinë për të nënshkruar me Moratan brenda këtij muaji.
Raportohet se trajneri Xavi Hernandez e ka kontaktuar Moratan pas komenteve të Allegrit dhe e bindur se ende ka shpresë që të realizohet.
Juventus nuk pranon të shesë Moratan, në rast që nuk gjen një qendërsulmues, ku thuhet se janë duke punuar për prurjen e Mauro Icardit.