Të prekur edhe 94 lojtarë në Premier League

Futboll

Të prekur edhe 94 lojtarë në Premier League

Më: 6 janar 2022 Në ora: 15:09
Të prekur edhe 94 lojtarë në Premier League

Pep Guardiola do të humbasë nesër në mbrëmje ndeshjen për FA Cup në Swindon Town pasi doli pozitiv me Covid-19.

Menaxheri i City-t rezultoi gjatë një testi pozitiv të martën së bashku me zv/trajnerin Juanma Lillo. Të dy tani janë të izoluar, së bashku me një numër personash të tjerë pozitivë brenda organikës së ekipit të parë të Citizens.

Kjo e çon numrin e atyre që janë izoluar për arsye të lidhura me Covid në grup në 21. Nga ky numër, 14 janë staf dhe shtatë janë lojtarë të ekipit të parë.

Ndihmës trajneri Rodolfo Borrell do të marrë përgjegjësinë e drejtimit të ekipit për ndeshjen në Swindon.

Sipas raportimit të fundit të Premier League, në javën e kaluar janë regjistruar 94 raste të reja me Covid-19 në të gjithë klubet, shifër kjo që ndryshon dita-ditës. Premier League gjithashtu raporton se 77% e futbollistëve janë të vaksinuar me dy doza, çka konsiderohet si “i vaksinuar plotësisht”, sipas rregullave në fuqi të qeverisë britanike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat