Ndeshje e paqartë deri në minutën e fundit, mes Lazios e Empolit, gjashtë gola të shënuar, një penallti e humbur e një gol i anuluar në stadiumin “Olimpico” të Romës.
Empoli barazon me rezultat 3:3 në duel me Lazion.
Në minutën e 5-të, portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha shkakton penallti!
Futbollisti Nedim Bajrami u tregua i saktë nga penalltia, ai gjuan në të djathtën e Strakosha shkon në të majtë, 0:1 për Empolin.
Ndeshje e luftuar deri në pikën e fundit.
Strakosha e Elseid Hysaj u paraqitën standardë për Lazion dhe Ardian Ismajli e Nedim Bajrami për Empolin.
Bajrami u zëvendësua në minutën e 63-të.
Për Empolin shënuan Bajrami (6'), Zurkowski (8'), Di Francesco (76') dhe për Lazion Immobile (14'), Milinkoviq-Saviq (66' e 90+3’).
Në minutën e 78-të, Lazios i anulohet goli pas shikimit të VAR-it, Patric e ka prekur topin me dorë.
Në minutën e 86-të, Immobile i Lazios dështon nga penalltia.
Hysaj u zëvendësua në minutën e 90+2.
Pas javës së 20-të në Serie A, Lazio renditet në vend të nëntë me 32 pikë e Empoli në të nëntin me 28 sosh.