Partizani zyrtarizon afrimin e radhës

Futboll

Partizani zyrtarizon afrimin e radhës

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:35
Partizani zyrtarizon afrimin e radhës

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e radhës pas Sherif Kallakut.

Të kuqtë kanë prezantuar Skukën nga Dinamo duke i dhënë besim të madh 23-vjeçarit pasi do të jetë pjesë e të kuqëve deri në 2024.

“Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me lojtarin Xhuliano Skuka. Sulmuesi 23-vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar kontratën mes tyre të vlefshme deri në vitin 2024.

Skuka golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në kategorinë e parë, në 15 javët e këtij sezoni ishte pjesë e Dinamos skuadër me të cilën rregjistroi edhe 13 prezenca”, shkruhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat