Llapi përveç që po përforcohet me futbollistë, po e kompleton edhe shtabin teknik.
Fidaim Haxhiu është pjesë e shtabit teknik, bëhet e ditur nga fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva.
“Fidaim Haxhiu i bashkohet stafit teknik të skuadrës.
Shtabi teknik i skuadrës sonë është përforcuar me një emër të mirënjohur në futbollin tonë duke arritur marrëveshje me trajnerin Fidaim Haxhiu i cili është emëruar ndihmës trajner i parë i Shefit të shtabit teknik, Tahir Batatina.
Trajneri Fidaim Haxhiu ka qenë pjesë e klubit të Trepçës dhe i njëjti nga opinioni futbolldashës njihet si një njeri mjaft punëtor dhe i përkushtuar për punën me futbollistët”, njofton KF Llapi.