Një yll i ri për Kombëtaren, debuton kundër Olimpakosit!
Sulmuesi i kombëtares shqiptare U-19, Dejvid Janaqi, ka bërë debutimin e tij të parë si profesionist në Super Ligën greke me skuadrën e Apollon Smirnis.
18-vjeçari u aktivizua 10 minutat e fundit në sfidën kundër Olimpiakosit. Sfida përfundoi pa fitues, me shifrat 0-0, por debutimi i Janaqit erdhi në një moment shumë të vështirë për skuadrën e Apollon Smirnis, shkruan Panorama sport.
Ky është një hap shumë i madhë për të ardhmen e futbollistit të kombëtares tonë, që pritet të shkëlqejë me skuadrën e tij dhe ta ndihmojë në luftën e saj për mbijetesë.