Anthony Martial është tani objektivi i Barcelonës. Sulmuesi dëshiron të largohet nga Old Trafford.
Pasi humbi mundësinë e transferimit të Alvaro Moratës, sipas SPORT, Barcelona ka kthyer sytë kah sulmuesi i Manchester United, Anthony Martial.
Francezi është i etur për t’u larguar nga Old Trafford, këtë e konfirmoi ditë më parë edhe trajneri i djajve të kuq.
Ai dëshiron një aventurë të re dhe nëse Xavi Hernandez e dëshiron dhe bën ofertë zyrtare për sulmuesin, pa hezitim do t’i thoshte po për ta veshur fanellën e katalunasve.