Kampioni vjeshtor i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, reagon në lidhje me dëmtimin e tribunës nga individë që më së paku ia dojnë të mirën klubit.
Dëmtimi i tribunës ka irrituar shumë dashamirët e futbollit në Çair.
“Nëse një ditë duam që ndeshjet evropiane t’i zhvillojmë në Çair dhe nëse një ditë duam që ta festojmë titullin apo çdo sukses tjetër të klubit tonë, ne duhet të kujdesemi për stadiumin tonë, për klubin tonë, për tribunat tona.
Ëndrrat tona do t’i realizojmë së bashku, duke e ndihmuar njëri tjetrin dhe jo duke e dëmtuar njëri tjetrin.
Tribunën tonë, duhet ta mbrojmë, duhet ta duam.
Stadiumi jonë ka histori, është I shenjtë”. Shkruan në faqen e FC Shkupit.