Pas djegies së pistës Morata, Barcelona është vënë në kërkim të një emri tjetër për sulmin, ku sipas mediave katalanase vëmendja është zhvendosur të Anthony Martial.
Francezi thuhet se i ka shprehur dëshirën Manchester United për t’u larguar nga klubi që në merkaton e këtij janari dhe Barcelona synon që ta shfrytëzojë këtë dëshirë të sulmuesit, që ka gjetur pak hapësira në “Old Trafford”.
Martial është një nga shumë emrat që sipas DailyMail duan të largohen nga United. Media britanike flet për një listë të gjatë me të rreth 17 lojtarë, pjesa më e madhe e të cilëve lojtarë formacioni. Mes tyre janë Pogba dhe Cavani.
Për Pogba-n ka një interesim nga Real Madrid, ndërsa përflitet edhe Juventusi, por mediat shohin madrilenët si favoritë për ta pasur francezin në shërbim sezonin e ardhshëm.