Gjigandi italian AC Milan tani gjen vetën në epërsi prej dy golave në stadiumin “San Siro”.
Momentalisht, në ndeshjen mes Milanit dhe Romës skuadra nikoqire gjen vetën në epërsi prej 2:0 përmes golave të Giroud dhe Messias.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi francez Olivier Giroud, i cili nga pika e bardhë shënon për 1:0 në minutën e 8’ të ndeshjes.
Epërsinë në 2:0 për “Rossonerët” e dyfishoi sulmuesi anësorë Junior Messias në minutën e 17’.
Rezultati momental i ndeshjes është 2:0 në favor të Milanit.