Derbi mes Juventusit dhe Napolit, ja formacionet zyrtare

Futboll

Derbi mes Juventusit dhe Napolit, ja formacionet zyrtare

Më: 6 janar 2022 Në ora: 19:57
Ilustrim

Me fillim nga ora 20:45 do të fillojë derbi mes gjigandit italian Juventus dhe skuadrës së Napolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron 20 të Serie A.

Në xhiron e fundit, Juventusi shënoi fitore me rezultat solid 2:0 kundër Cagliarit, kurse Napoli u mposht si vendas nga Spezia me rezultat minimal 1:0.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndajnë pesë pikë në tabelë, ku Juventusi zë vendin e pestë në tabelë me gjithsej 34 pikë, krahas Napolit që renditet në vendin e tretë me 39 pikë të tubuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Juventusin nuk do të paraqiten Arthur, Bonucci, Chiellini, Danilo, De Winter dhe Pinsoglio, kurse te Napoli nuk do të paraqiten Anguissa, Elmas, Koulibaly, Lozano, Malcuit, Meret, Osimhen, Ounas dhe Rui.

Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Juventus (4-2-3-1): Szcesny; Sandro, De Ligt, Rugani, Cuadrado; McKennie, Rabiot; Bernardeschi, Locatelli, Chiesa; Morata

Napoli (4-2-3-1): Ospina; Di Lorenzo, Rrahmani, Jesus, Ghoulam; Lobotka, Demme; Politano, Zielinski, Insigne; Mertens

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat