Genc Sermaxhaj nuk është kryetrajner i Dritës U-19 nga Gjilani. Sermaxhaj ka bërë të madhe në këtë kolektiv dhe falë tij u ngritën në Superligën e Kosovës U-19.
Sermaxhaj konfirmon ndarjen me klubin.
“Ju njoftoj që bashkëpunimi im me klubin e FC Drita përfundoi sot!
E falënderoj klubin për mundësinë dhe korrektësinë.
Njëherit falënderoj drejtorin e shkollës Z. Beqir Rukovci dhe kolegët e mi trajnerë për bashkëpunim të sinqertë e profesional.
Të gjithë futbollistëve iu dëshiroj sukses dhe i falënderoj për disiplinë e respekt për gjatë katër viteve tek klubi i Dritës U19.
Jam krenar me punën dhe suksesin e arritur bashkë!”, ka bërë të ditur Sermaxhaj.
Drita U-19 renditet në vend të dhjetë me 20 pikë gjatë stinorit vjeshtor.