Skuadra e Napolit ka arritur ta zhbllokojë rezultatin në stadiumin “Allianz”, ku tani gjen vetën në epërsi si mysafire kundër Juventusit.
Napoli ka kaluar në epërsi prej 1:0 në ndeshjen kundër Juventusit, përmes golit të shënuar nga sulmuesi Dries Mertens.
Përmes një asistimi të Mateo Politanon, Merten kalon Napolin në epërsi në minutën e 23’ të ndeshjes.
Rezultati momental është 1:0 në favor të Napolit.