Pas shumë diskutimeve mes klubeve, Kieran Trippier më në fund është transferuar te Newcastle United.
Ka qenë klubi anglez që ka konfirmuar se ka transferuar reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë nga Atletico Madrid.
31-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë për dy vite e gjysmë dhe tanimë është prezantuar si lojtar i ri i Newcastles.
‘Laraskat’ kanë paguar 15 milionë euro te Atletico Madrid për të marrë shërbimet e mbrojtësit me përvojë.
Vet Trippier është shprehur i lumtur që ndodhet tani në St James park.
“Jam i lumtur që i bashkohem këtij klubi fantastik. Më pëlqeu vërtet koha ime në Madrid, por kur mësova për interesimin nga Newcastle United dhe pasi kisha punuar më parë me Eddie Howe, e dija se ky ishte vendi ku doja të transferohesha”.