Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së.
Nuk ka dyshime për këtë gazetari i RMC, Daniel Riolo. Ai deklaroi se ish-trajneri i Realit të Madridit do të marrë trashëgiminë e Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Zizou ka qenë tashmë i lidhur me pankinën pariziene në të kaluarën.
Pavarësisht se si përfundon sezoni dhe nëse PSG e fiton apo jo Championsin, sipas RMC Zidane do të marrë stafetën nga menaxheri argjentinas.
Emërimi i Zidanë trajner i PSG-së nuk varet aspak nga qëndrimi ose jo në “Parc des Princes” i Kylian Mbappesë. Sipas RMC, në fakt, edhe nëse ish-sulmuesi i Monacos do të largohej, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit.