Philippe Coutinho do të shijojë sërish Premierligën.
Edhe zyrtarisht, ai është larguar nga Barcelona. Klubi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për huazimin e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit.
Gjithashtu, Aston villa ka të drejtën e blerjes në fund të edicionit 2021/22.
Ky është një hap i madh për Coutinhon pas dështimit te Barcelona, por edhe në huazim te Bayerni ku gjithashtu nuk tregoi ato që bënte në Premierligë.
Ai vitet e arta i pati në Premierligë me Liverpoolin ku kishte shënuar 54 gola në 201 paraqitje dhe kishte dhuruar shumë asiste.