Vinicius Junior ka lënë prapa ditët e vështira.
Lojtari më në formë i Realit, pas disa ditësh izolimi për shkak të COVID-19, ka rezultuar negativ.
Ai është kthyer në stërvitje dhe Carlo Ancelotti mund t’ia bëjë një vend në skuadër, qoftë edhe në stol, nëse nuk e sheh të gatshëm fizikisht për të startuar.
Është një lajm i mirë për Carlon para sfidës të rëndësishme me Valencian të shtunën në Santiago Bernabeu.
Braziliani është lojtari më në formë te Madridi bashkë me Karim Benzeman.
Ai është i pazëvendësueshëm dhe deri më tani ka shënuar 12 gola e ka dhuruar 9 asiste.