Lufta për titull

Futboll

Lufta për titull

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:01
Lufta për titull

Merkato e kujdesshme, për ato që mund të konsiderohen si skuadrat pretendente për titullin kampion.

Ditët e para të janarit, evidentojnë një fakt interesant: skuadrat që, duke pasur në dorë klasifikimin, janë më të kuotuarat në luftën për titull, deri më tani nuk kanë zyrtarizuar përforcim të rëndësishëm.

Përjashtim bën vetëm Vllaznia, që më në fund zyrtarizoi francezin Mickael Panos, që gjithsesi ndodhej prej disa muajsh me skuadrën. Është ky zyrtarizimi i vetëm deri më tani, në katërshen e parë e parë të Abisnet Superiores, me Tiranën, Kukësin, Laçin dhe pikërisht Vllazninë, që po tregohen më të kujdesshëm sa u përket lëvizjeve.

Natyrisht, merkatoja ka ende kohë dhe lëvizjet dhe ato nuk do të mungojnë. Me Ngoo drejt ndërhyrjes kirurgjikale, Tirana me shumë mundësi do të ndërhyjë për të gjetur një zëvendësues për sulmin, te Kukësi nuk përjashtohen disa lëvizje, kryesisht për të zëvendësuar lojtarët e larguar në fund të vitit të kaluar, Laçi si gjithmonë operon me kujdes dhe pa shumë bujë, dhe i gatshëm për të bërë goditje efikase, edhe te Vllaznia drejtuesit janë duke punuar në disa fronte, por ndërkohë ende nuk ka asgjë zyrtare.

Një tregues i qartë se për skuadrat që kanë pasur një ecuri më pozitive, ekziston bindja se mund të operojnë pa nxitim e ankth, gjithashtu duke pasur edhe shansin për të bërë ndërhyrje më të pakta si numër, por të goditura dhe pikërisht aty ku nevojitet më tepër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat