Rrëfim tronditës nga ana e mbrojtësit Emanuel Mammana, i cili është kthyer të flasë për një nga momentet më të errët të jetës së tij, kur pasi kishte humbur prindërit kishte provuar të vetëvritej.
Ish-lojtari i Zenit-it, që pritet të kthehet te River Plate, e ka treguar më parë episodin për Ole, por në orët e kaluara e ka ripërshkuar momentin për Radio La Red.
“Të gjithë ata që kanë humbur prindërit e dina sa e vështirë është. Doja të vetvritesha, për pak kam bërë një gjest të çmendur”, ka thënë Mammana.
“Një ditë po prisja trenin dhe kur e pashë që po vinte, vendosa të hidhesha. Një i panjohur më ka kapur he më ka përplasur pas murit. Nuk e di kush është, por e falënderoj nga thellësia e zemrës sime”.
Një episod që sot, fatmirësisht, është vetëm një kujtim i keq:
“Sot kam familjen time dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk do të kishin dashur që unë të vetëvritesha”.
Një qetësi e gjetur edhe falë futbollit dhe më saktësisht falë River Plate:
“River më ka ndihmuar. Kam kuptuar se sa shumë më kanë dashur dhe se nuk mund të hidhja gjithçka tutje për shkak të hidhërimit tim. Duhej të realizoja ëndrrën e babait tim: donte që të luaja me River-in”.
Dhe tani, pas lamtumirës në 2016-të, do të vijë kthimi te klubi që e ka shpëtuar.