Kun Aguerro është rritur tek Indipendiente, u bë i madh te Atletico e Madridit, dhe e përfundoi karrierën (për shkak të një problemi kardiak) si lojtar i Barcelonës, por emri i tij do të mbetet gjithmonë i lidhur veçanërisht me Manchester City-n.
Transferimi i tij në vitin 2011 hapi një epokë të artë për Citizens, që bashkë me të kanë fituar 5 herë Premier League, duke shkuar shumë pranë triumfit edhe në Champions. Sigurisht, që edhe historitë më të bukura e kanë një fund dhe Aguero u largua nga City, pasi ishte bërë shënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Në këtë aspekt, duket krejt normale që pasi ka nderuar më parë Vincent Company dhe David Silva, klubi i Manchester City-t ka vendosur t’i dedikojë një statujë në “Etihad”, dhe për më tepër, klubi po mendon që ta bëjë Agueron pjesë të tij.
Tablodi “The Sun” shpjegon se ka një plan nga ana e Manchester City-t për t’i dhënë Agueros një rol si ambasador të klubit. Në fund të fundit, pak si ai përfaqësojnë Manchester City-n fitues dhe të famshëm në gjithë botën.
Duke patur parasysh se dy figurat e tjera, Company dhe Silva janë të impenjuar, njëri si trajner dhe tjetri te Real Societad, nderi mund t’i takojë pikërisht Agueros.
Argjentinasi kështu mund të hyjë në klubin e të mëdhenjve, të udhëhequr nga Mike Summerbee, një nga simbolet e Ciotyut që në 1968 fitoi Firts Division, por edhe lojtarë të tjerë të një të kaluare më të afërt, si Joleon Lesccot, Shaun Right Philips, apo Micah Richards, të gjithë ish-shokë skuadre të “El Kun”, i cili, për momentin, është me pushime në Uruguaj, që pas konferencës së shtypit ku njoftoi tërheqjen, por që shpejt mund të rikthehet në “Etihad” nga dera kryesore. Ndoshta do të kishte dashur ta bënte si futbollist, por fati vendosi ndryshe. Sigurisht që edhe si ambasador i City-t do të ishte diçka e shkëlqyer.