Mbrojtësi i Manchester United, Axel Tuanzebe, zyrtarisht i është bashkuar Napolit në formë huazimi deri në fund të sezonit.
Napoli ka paguar 600,000 euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit plus 200,000 në varësi të paraqitjeve të mbrojtësit këtë sezon dhe 400,000 të tjera nëse djemtë e Luciano Spallettit përfundojnë në top katërshen këtë sezon.
Partenopei nuk kanë një mundësi për ta bërë të përhershme lëvizjen e lojtarit në fund të sezonit.
Tuanzebe e kaloi pjesën e parë të sezonit në huazim te Aston Villa, duke luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Ai kalon në Napoli për të zëvendësuar Kostas Manolas, i cili u kthye në Greqi, duke nënshkruar me Olympiacos në dhjetor. Gjigantët e Serisë A së shpejti do të konfirmojnë huazimin e mbrojtësit me një deklaratë zyrtare.
Napoli është i treti në tabelën e Serie A dhe ka barazuar 1-1 kundër Juventusit dje.