Nedim Bajrami po shkëlqen në Serie A.
Mesfushori shqiptar e nisi vitin me gol, duke i shënuar gol Lazios në sfidën e parë për 2022.
Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve me paraqitjet te Empoli, kartoni i të cilit vlerësohet 10 milionë euro.
Nga Italia raportohet se Bajrami mund të lërë në verë Empolin dhe klubi më i interesuar është Sassuolo, derisa interesim ka shfaqur edhe Cagliari.
Këtë sezon ai numëron 7 gola dhe katër asiste në 20 paraqitje në të gjitha garat.